“Më thërriste në emër”, Kastrati tregon se si legjenda italiane e priti shumë mirë te Roma

Në episodin e fundit të emisionit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, i cili ndau rrëfime ekskluzive nga karriera e tij mbresëlënëse që nga ditët në akademinë e Romës, e deri te përfaqësimi i Kosovës dhe sfidat në arenën ndërkombëtare.
Kastrati rrëfeu shumë detaje nga karriera e tij, mes tyre edhe si legjenda e Romës e thirri në epërsi.
“De Rossi për nga ana e komunikimit ishte si të luaja me ndonjë shok që jam rrit me të”, rrëfen Lirimi.
“Herët e para kur kam shkuar, më thërriste në emër: ‘Lirim gjuaje aty topin, eja më këndej’. Më fliste sikur ta kisha vëlla”.
“Kur më thërriste në emër, më bëhej të ndihesha i sigurt...”, vazhdon më tej rrëfimin lojtari shqiptar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/




















































