Dy persona kanë pësuar lëndime nga një përleshje me thika që ka ndodhur mes tyre sot në lagjen “Fidanishte” në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi.

Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/

269899592 677633583601241 7767832549068902223 n

270797733 461173485471453 6440831210340038787 n

271722316 2029293140569568 7493597970120705872 n