Të hënën në Ferizaj janë therur katër persona me thikë nga një burrë i moshës 59-vjeçare, E.S.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në rrethana ende të paqarta.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar ngjarjen dhe veprimet e ndërmarra për kapjen e të dyshuarit.
Personat që janë therur janë dy femra nën moshën 18 vjeç dhe dy meshkuj të moshave 29-32 vjeç.
Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt, ku më pas dy prej tyre janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë po trajtohen ende në Ferizaj.
“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intensive të kërkimit, rreth orës 16:40 arritën që në rrugën ‘Riza Matoshi,’ në afërsi të qendrës tregtare ‘Plus Market,’ të arrestojnë të dyshuarin E.S., rreth 59 vjeçar”, deklaroi Veseli.
Ai shtoi se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj nën masa të sigurisë.
Veseli gjithashtu konfirmoi se hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke analizuar vendet e incidentit dhe kanë gjetur një mjet të mprehtë, që besohet të jetë përdorur gjatë sulmit.
E drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla më vonë njoftoi se vajzë 10-vjeçare e cila ishte viktimë e një therjeje të katërfishtë në Ferizaj ndodhet në gjendje stabile, ndërkohë që një nga pacientët e tjerë të transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
“Fëmija 10-vjeçare është në gjendje më të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, ndërkaq më vonë është futur në sallën e operacionit. Gjatë kohës së intervenimit dhe gati para përfundimit, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, kishte deklaruar Syla.
Ai gjithashtu dha detaje për dy viktimat e tjera të shtrira në QKUK. “Për dy rastet e tjera kanë qenë në gjendje stabile.
E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu mirënjohje për stafin e QKUK-së për intervenimin e shpejtë.
“Falë reagimit të shpejtë nga Klinika Emergjente, dëgjova lajmin e mirë se gjendja e vajzës 10-vjeçare është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e personave të tjerë është kryesisht stabile, përveç personit i cili pavarësisht që është në ri-animin këtu, mund të ndodh që të ketë nevojë edhe për një intervenim kirurgjik”, u shpreh Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit