Theret me thikë një person në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë

Një person është therrur me thikë në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.
Ajo bën të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor derisa është arrestuar një person i dyshuar.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































