Thëniet nga Dalai Lama që do t’jua ndryshojnë krejtësisht jetën
Shenjtëria e tij, Dalai Lama, është lider botëror që është i përkushtuar për promovimin e vlerave pozitive, siç është vetë-displina, toleranca, falja, mëshira dhe kënaqësia.
Ai është një lider shpirtëror si askush tjetër dhe e thekson rëndësinë e lumturisë dhe paqes së botës çdo minutë të ditës, transmeton Telegrafi.
Thëniet e tij shpërndahen përgjatë botës dhe merren parasysh nga gjithsecili që dëshiron ta bëjë një jetë pozitive e të përmbushur.
Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më të mira të tij të cilat do t’ju inspirojnë për ta ndryshuar jetën.
- “Personave që i dashuroni dhurojuni krahë që të fluturojnë, rrënjë që të rikthehen dhe arsye për të qëndruar” - “Koha kalon pa u penguar. Kur bëjmë gabime, ne nuk mund ta kthejmë kohën pas dhe të provojmë prapë. Krejt çfarë mund të bëjmë është ta shfrytëzojmë mirë të tashmen” - “Një zemër e hapur është një mendje e hapur” - “Nuk mund ta fitojmë paqen në botën e jashtme derisa të bëjmë paqe me vetveten” - “Synimi nuk është të bëheni më të mirë sesa çdo njeri tjetër, por më mirë sesa vetja në të kaluarën” - “Një sy për një sy... të gjithë jemi të verbëruar” - “Ndonjëherë heshtja është përgjigja më e mirë” - “Dashuria dhe mëshira janë domosdoshmëri, jo luks. Pa to, njerëzimi nuk mund të mbijetoj” - “Kur ta kuptoni se e keni bërë një gabim, merrni hapa të menjëhershëm për ta korrigjuar atë” - “Silluni mirë kurdo që të mundeni. Gjithmonë është e mundur” - “Nëse mendoni se jeni shumë të vogël për të bërë ndryshim, provoni të flini me një mushkonjë” - “Unë i mposhti armiqtë kur i bëj shokë” - “Religjioni im është shumë i thjeshtë. Religjioni im është mirësia”. /Telegrafi/




























