LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Gianni Rodarit: Në fshatin e gënjeshtrave, e vërteta është sëmundje

Thënie të Gianni Rodarit: Në fshatin e gënjeshtrave, e vërteta është sëmundje

Gianni Rodari është një nga shkrimtarët më të njohur në Itali i profilizuar për letërsi për fëmijë. Rodari (23 tetor 1920 – 14 prill 1980) ka lindur në Omegna, një qytet i vogël në Liqenin Orta në provincën e Novaras (Italia Veriore). I ati që i punonte si bukëpjekës, vdiq kur Rodari ishte vetëm dhjetë vjeç. Ai dhe dy vëllezërit e tij, Cesare dhe Mario, u rritën nga nëna në fshatin e saj të lindjes, në provincën e Varesës. Thëniet më të famshme të tij, janë si më poshtë:

• Do doja që njerëzit të lexonin më shumë libra, jo që të bëheshin shkrimtarë apo poetë, por që askush të mos ishte më skllav.


• Nëse japim një dorë, mrekullitë mund të ndodhin dhe dita e Krishtlindjeve do të zgjasë përgjatë gjithë vitit.

• Sa peshon një lot? Loti i një fëmije kapriçoz peshon më pak se era, ajo e një fëmije të uritur peshon më shumë se gjithë toka.

• Kush dëshiron paqe, përgatit luftën!

• Përralla është streha e gjithë hipotezave: ajo mund të na japë çelësat për të hyrë në realitet nëpërmjet mënyrave të reja, mund të ndihmojë fëmijët të njohin botën.

• Gabimet janë të nevojshme, të dobishme si buka, madje shpesh edhe më të bukura: për shembull Kulla e Pizës.

Unë besoj se përrallat, të lashta apo të reja qofshin, mund të ndihmojnë në edukimin e mendjes.

• Në fshatin e gënjeshtrave, e vërteta është sëmundje.

• A ia vlen vallë barra qiranë që një fëmijë ta mësojë duke qarë atë që ai mund ta mësojë duke qeshur? Nëse do bashkoheshin lotët e derdhur në pesë kontinete për shkak të ortografisë, do krijohej një kaskadë shfrytëzimi për prodhimin e energjisë elektrike.

• Mendimet e mia dhe të tuat kanë shtrënguar duart, dy mendje janë më mirë se një dhe shkojnë më larg

• Nuk ka jetë, ku nuk ka luftë.

• Askush nuk mund të jetë i sigurt se ç’mund të mësojë fëmija nga televizori. Dhe asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar aftësia e tij krijuese ndaj anës vizive. /Konica/