Thënie inspiruese nga disa prej grave më të fuqishme në histori

Thëniet e mëposhtme janë disa prej thënieve më inspiruese dhe më të mençura të thëna nga disa prej zonjave që i admirojmë më së shumti.
Këto thënie, të cilat Telegrafi i sjell më poshtë për ju, do t’u bëjnë të ndiheni më të fuqishme më të rëndësishme dhe do t’ju japin kurajën që ju nevojitet për një ditë të mahnitshme e të suksesshme.
- “Formimi final i karakterit të një personi gjendet në duart e veta”, Anne Frank
- “Unë nuk besoj në fat. Është këmbëngulësia, përkushtimi dhe mos-harrimi i ëndrrave”, Janet Jackson
- “Çfarë është në mendjen e personave tjerë nuk është në mendjen time. Unë thjesht e bëjë punën time”, Audrey Hepburn
- “Asnjëherë mos u kufizoni nga imagjinata e kufizuar e personave tjerë”, Mae Jemison
- “Nëse iu bindeni të gjitha rregullave, ju nuk do të argëtoheni fare”, Katharine Hepburn
- “Anijet janë gjithmonë të sigurta në port, por anijet nuk janë ndërtuar për të qëndruar aty”, Katie Couric
- “Një grua me zë është nga definicioni një grua e fuqishme”, Melinda Gates
- “Optimizmi është besimi që shpie në arritje; asgjë nuk mund të arrihet pa shpresë”, Helen Keller
- “Nuk kam fare frikë dhe nuk ankohem. Edhe atëherë kur më ndodhin gjëra të këqija, unë vazhdoj...”, Sophia Vergara


















































