Është themeluar Oda Ekonomike Shqiptare, me Hyzer Gashin në krye, një iniciativë që synon të fuqizojë bashkëpunimin ekonomik mes trevave shqiptare dhe të krijojë një rrjet të fortë për ndarjen e eksperiencave dhe ideve ndërmjet bizneseve.
“Me krijimin e kësaj ode, ne vendosim themelet e një shtëpie të përbashkët ku zëri i bizneseve tona bashkohet për të ndarë eksperienca, ide dhe mundësi bashkëpunimi që shkojnë përtej kufijve gjeografikë,” thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj organizate.
Synimi dhe vizioni i Odës Ekonomike Shqiptare
Kjo odë synon të frymëzojë brezat e rinj për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve dhe mundësive që Shqipëria dhe trevat shqiptare ofrojnë.
“Është koha të kuptojmë se diamantin e kemi poshtë këmbëve tona – bukuritë dhe mundësitë e pafundme që vendi ynë ofron janë të mjaftueshme për të ndërtuar një jetë të begatë dhe të qëndrueshme,” theksohet në njoftim.
Në vend të migrimit për mundësi në vendet e huaja, Oda inkurajon shqiptarët të eksplorojnë botën si turistë dhe të rikthehen për të investuar dhe kontribuar në zhvillimin lokal.
Platformë për zhvillim dhe inovacion
Oda Ekonomike Shqiptare do të jetë një platformë ku idetë, energjia dhe vizioni i bizneseve shqiptare do të bashkohen për të krijuar një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme. Ajo synon të jetë një simbol i unitetit dhe përparimit për të gjithë shqiptarët, duke ofruar një rrjet të fuqishëm për aktivizim dhe bashkëpunim.
“Urime për këtë hap të madh dhe suksese të shumta përpara! Le të jetë kjo odë një simbol i unitetit dhe përparimit për të gjithë shqiptarët,” përfundon njoftimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit