Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 67 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar pikën që i hap rrugë formimit të komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Kjo pikë u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), derisa Komisioni do të ketë mandat gjashtëmujor dhe do të përbëhet nga 11 anëtarë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme dhe se do të ketë punë të mëdha për të bërë.
“Konsiderojmë që kjo periudhë është shoqëruar me disa parregullsi duke fillua nga ngritja e çmimit, që ne e kemi proceduar në Gjykatën Themelore, pastaj edhe çështja e procedurës së blerjes së energjisë, që do ti ngris ky komision hetimor. Është tejet e nevojshme, ne si Grup Parlamentar besojmë që ky komision ka një punë të madhe, dhe të hedh dritë mbi zhvillimet”, tha Tahiri.
Nga PDK-ja, deputeti Ferat Shala u propozua si nënkryetar i Komisionit e deputetja Eliza Hoxha si anëtare.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se i mbetet Komisionit t’i hetojë pretendimet e opozitës, derisa sipas saj, Qeveria do të ofrojë transparencë lidhur me situatën energjetike.
“Qëndrojmë të hapur dhe besoj që Qeveria siç ka qenë deri më tash do të jenë këtu për të dhënë sqarimet e nevojshme”, tha Kusari-Lila.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh se LDK e konsideron të rëndësishëm një proces hetimi parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
“Këtu do të hetohen të gjitha institucionet puna e tyre duke filluar nga ZRRE-ja, veprimi dhe mosveprimi i tyre me kohë. Pastaj thellimi i krizës deri në atë masë sa Kosova për më pak se një muaj humb qindra miliona euro duke blerë energji elektrike deri në 600 euro për një megavat orë energji eklektike”, tha Gashi.
Në anën tjetër, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se themelimi i këtij komisioni është i domosdoshëm. Ai shtoi se për ta është e rëndësishme që të trajtohen pesë çështje.
“E para lidhet me pagesën e rrymës në veri të Kosovës, të dihet saktë shuma. E dyta ka të bëjë me rolin e ZRRE-së në raport me ndikimin politik dhe sinkronizimin që ka pasur me Qeverinë në përcaktim të tarifave të energjisë. E treta ka të bëjë me komunikimin që ka bërë KEDS-i me Qeverinë. E katërta lidhet me gjendjen emergjente, pse është dasht mu shty shpallja e gjendjes emergjente kaq shumë dhe e pesta çështja e raportit në mes të KEK-ut, KEDS-it edhe KOSTT-it”, tha Tahiri.
Nga AAK anëtar i këtij komisioni u propozua Pal Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës