LAJMI I FUNDIT:

Themelko dorëzon ankesë për vendimin për paraburgim

Themelko dorëzon ankesë për vendimin për paraburgim

Mbrojtja e kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Themelko, ka paraqitur ankesë ndaj vendimit për paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i tij Donço Nakov deklaroi se ankesa është në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtarë, ku sipas tij është në kundërshtim me ligjin penal.


Sipas Nakovit, klienti i tij, i cili tashmë ka vuajtur 30 ditë paraburgim është i dyshuar për rastin “Titanik”, ka pasur dokumente udhëtimi të Shqipërisë, të cilat i kanë mundësuar të udhëtojë nga Maqedonia në Shqipëri dhe anasjelltas.

“Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore. Themelko është paraqitur çdo të mërkurë para autoriteteve në Maqedoni, gjegjësisht në gjykatën në Prespë, për të tregruar se nuk është në ikje. Çfarë përmban ankesa jonë, do të flasim pas vendimit të Gjykatës së Apelit”, deklaroi Nakov.

Themelko është njëri nga të akuzuarit në rastin e PSP-së “Titanik”, për manipulime në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja Gordana Jankullova, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakievski, si dhe Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski dhe funksionar të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. PSP edhe për ta kërkoi paraburgium, por gjykata refuzoi./Telegrafi/