LAJMI I FUNDIT:

The Ricoh prezanton letrën elektronike

The Ricoh prezanton letrën elektronike

Kompania “The Ricoh” ka prezantuar letrën elektronike, mjaftë e vlefshme për të kursyer kohën dhe letrën në kompanitë e mëdha.

Bëhet fjalë për një tablet, që është i lidhur me serverin qëndror, nga ku mund të kesh akses në disa lloje kontratash ose domumentash të tjerë të rëndësishëm. Falë tij, punëmarrësi i ri firmos një kontratë, e cila ruhet automatikisht në tablet dhe në serverin qëndror.

Ky tablet ka një ekran 9.7-inch me prekje dhe opsionin e-ink, memorje të integruar 8 GB, procesor TI OMAP 3621, 256 MB/RAM, kamera 5 megapiksel dhe mban deri në 20 orë bateri. Ende nuk ka asnjë njoftim rreth kostos së këtij tableti. /Telegrafi/