LAJMI I FUNDIT:

I thanë “Ik prej nga ke ardhur”, a u ndje Besa Shahini e diskriminuar si kosovare në Shqipëri?

I thanë “Ik prej nga ke ardhur”, a u ndje Besa Shahini e diskriminuar si kosovare në Shqipëri?

Ish-ministrja e Arsimit së Shqipërisë, Besa Shahini, ka thënë se opozita u tregua raciste me të për shkak se është nga Kosova.

Ajo tha se nuk e beson që një diskurs të tillë diskriminues e ka edhe populli në Shqipëri për ata të Kosovës, por se sheh rrezik që një narrativë e tillë të futet në përdorim.


Shahini e konsideroi si sulmin më të ulët nga të gjitha ata që ka marrë derisa ishte në krye të detyrës derisa tregoi se përballja me një pankartë “Ik prej nga ke ardhur” është e rëndë për ata që kanë qenë të përndjekur në vendin e tyre.

“S’jam ndjerë si e diskriminuar, por ajo që jam përpjekur ta hapi si debat dhe që mendoj se është e rëndësishme që të vijojë të diskutohej jo duke e akuzuar njëri-tjetrin, por për të parë se ku realisht është problemi. Është shfrytëzuar nga opozita, sidomos nga PD-ja, pak edhe nga LSI-ja fakti që jam nga Kosova për të aplikuar një lloj narrative negative për këtë fakt duke thënë se fakti që ti flet ndryshe nuk je e mençur, është epitomi dhe thelbi i njëfarë racizmi kulturor që aplikohet në marrëdhënie raciste mes kombeve të ndryshme apo grupeve të ndryshme etnike. Këtë nuk e mendon populli shqiptar. Unë kam takuar mijëra njerëz në Shqipëri dhe them se këtë e kultivon elita politike për nevojat e veta politike ditore dhe besoj që e kanë vetëm si mjet lufte. Por, rezultati është negativ. S’është e rëndësishme nëse e besojnë, por fakti që e thotë në çdo emision dhe kur i organizon nxënësit që dalin në protestë dhe ata e shkruajnë në pankarta dhe e nxjerrin, rezultati është negativ”, tha Shahini në Klan Kosova.

“Në pankarta shkruhej “Ik prej nga ke ardhur” dhe kjo është problem për neve që jemi nga Kosova dhe kemi qenë të përndjekur dhe s’kemi qenë të dëshiruar në vendin tonë. Problemin e shihja se ky ishte oportunizëm politik prej tyre që provojnë të krijojnë narrativa të ndryshme dhe një që mund të funksionojë e përdorin për atë person politik – që është në rregull deri në pikën ku narrativa që po përdoret mund të shkaktojë dëm në gjithë përpjekjen tonë për të çuar përpara gjithë këtë bashkëpunimin kombëtar me qëllim që të çojmë përpara zhvillimin e kombit”.

“Nga të gjitha sulmet e shumta, ky më është dukur shumë i ulët që ka implikime negative dhe implikime shumë të rënda për projektin e madh, ku duhet të jemi pjesëmarrës të gjithë, për të çuar përpara projektin tonë kombëtar”.

Shahini dha edhe mendimet e saj mbi figurat politike të Shqipërisë.

“Presidenti Ilir Metapo e shfrytëzon pozicionin e tij për të ndërtuar njëfarë kapitali politik për zgjedhje dhe kjo s’është normale për një president. Nuk po përçon unitetin që duhet ta përçojë. S’kam ndonjë respekt për subjektin e tij politik që tash është në udhëheqje të bashkëshortes së tij”.

“Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk është shumë frymëzues. Ai s’ka ide të qarta çka do të bëjë me Shqipërinë nëse do ta merrte në dorë udhëheqjen. Edhe ata që e përkrahin PD-në nuk i kam dëgjuar të flasin shumë pozitivisht për të. PD është parti serioze, por nuk kam simpati politike për shkak se nuk pajtohemi ideologjikisht. PD-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e 90-ta, por që i ka bërë dëm shumë Shqipërisë më vonë. Nuk është bërë ende përmirësimi i arsimit nga dëmi që është bërë nga PD-ja, s’na kanë mjaftuar vitet që të përmirësojmë. Ka qenë keqmenaxhim që ka ardhur nga mungesa e njohurive dhe pastaj nga korrupsioni dhe nepotizmi”.

“Sali Berisha ka dhënë një kontribut në fillim të 90-ve dhe pastaj ka qenë lider i partisë, e cila i ka bërë shumë dëm Shqipërisë. Roli i tij s’ka qenë shumë pozitiv edhe në rajon. Tashmë është aktiv vetëm në Facebook dhe për këtë s’po e talli, por po e luan rolin e këtyre portaleve që nxjerrin gjithëfarë informacionesh për të bërë dëm”.

Shahini në fund u shpreh shumë e bindur se zgjedhjet e prillit të vitit të ardhshëm në Shqipëri do t’i fitojë Partia Socialiste me Edi Ramën, duke thënë se ka menaxhuar mirë në një kohë me shumë fatkeqësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori