LAJMI I FUNDIT:

Thaçit do t’i mundësohet të tentojë për një mandat tjetër si President

Thaçit do t’i mundësohet të tentojë për një mandat tjetër si President

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i mundësohet të tentojë edhe një mandat tjetër pesëvjeçar në krye të vendit. LDK-ja me partnerët qeverisës dhe me ndihmën e PDK-së, pritet që brenda këtij viti t’ia plotësojnë kërkesën e kahmotshme Thaçit që presidenti të zgjedhet përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve. E kjo mund të shihet të arrihet përmes ndryshimeve Kushtetuese në kuadër të reformës zgjedhore.

Reformë e cila është edhe në programin qeverisës së kryeministrit, Avdullah Hoti. Partneri kryesor qeverisës i këtij të fundit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se janë për idenë që presidenti të votohet direkt nga qytetarët.


“Ne e kemi propozuar, ka vite dhe kemi marrë pjesë në ato diskutimet e atëhershme përmes partive për ndryshime të Ligjit Zgjedhor. Janë disa ndryshime të nevojshme, duhet edhe një herë të kthejmë diskutimin për mënyrën e të zgjedhjes të zgjedhurëve. Veçanërisht për presidentin, e që ne kemi propozuar qysh atëherë të zgjidhet direkt nga qytetarët…të gjithë garojnë atëherë, nuk është kjo garë e kufizuar, garon presidenti Thaçi, por garojnë edhe të gjithë tjerët”, thotë ai.

Ndonëse e mohojnë ndërlidhjen me presidentin Thaçi, në LDK thonë se nuk kanë ende një qëndrim se cila rrugë të ndiqet për çështjen e të parit të shtetit.

Kryetari i komisionit për legjislacion nga kjo parti, Shkëmb Manaj thotë se opsionale janë dy versione, por më e mira sipas tij është reforma në largimin e dy raundeve të para ku duhet të jenë mbi 81 deputetë të pranishëm.

Ai thotë se presidenti mund të zgjedhet në raundin e parë dhe me prezencën dhe shumicën minimale prej 61 deputetëve.

“LDK-ja normalisht do të trajtojë çështjen e reformës zgjedhore edhe sa i përket zgjedhjes së presidentit, por edhe zgjedhjeve të përgjithshme. Por në këto rrethana ende nuk kemi një vendim brenda LDK-së, në mënyrë të përcaktojmë se cila do të jetë metodologjia se cila do të jetë kjo reformë kushtetuese dhe zgjedhore…ne do të shohim të gjitha mundësitë sepse nëse shkojmë me zgjedhjen e drejtpërdrejt nga populli atëherë mund të ndryshojë sistemi. Të krijohet një sistem gjysmë presidencial. Duhet të shikohet pastaj a duhet të ndryshohen kompetencat e presidentit të Republikës”, thotë ai.

Një iniciativë të tillë e kishte ndërmarrë më herët edhe PDK-ja, mirëpo nuk kishte gjetur përkrahje tek partitë politike. Derisa KosovaPress mëson se kjo parti opozitare do t’i jep mbështetje kësaj iniciative.

E kategorik kundër kësaj mundësie është lideri Lëvizjes Vetëvendosje. Ish kryeministri Albin Kurti, i cili thotë për KosovaPress, se në këtë kohë kjo nuk është nevojë e qytetarëve, por vetëm e një presidenti që po i skadon mandati.

“Unë nuk besoj që ngecjet që i ka Kosova në shtet-ndërtimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik vijnë nga mungesa e zgjedhjes së drejtpërdrejt të presidentit. Besoj që kemi prioritete shumë të mëdha…Nuk është çështja a e përkrah nismën, po them që nuk është nismë legjislative ose për ndryshim kushtetues. Ka të bëj me karakterin e Republikës. Ne në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e kemi bërë një debat të tillë, konsiderojmë që nuk mund të jetë prioritet. Nuk është nevoja e qytetarit të Republikës, por e një presidenti që po i skadon mandati”, thotë ai.

Se një opsion i tillë mund të ndodhë e thotë edhe njohësi politik nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”, Albert Krasniqi.

“Është një opsion real që mund të ndodh. Partitë politike të cilat e bëjnë pushtetit të dakordohen së bashku me PDK-në, i kanë numrat e nevojshme. Kështu të ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes së presidentit”, thotë ai.

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i kanë mbetur rreth shtatë muaj mandat, derisa vazhdimisht ka theksuar se nuk do të jetë kandidat sërish, nëse nuk ndryshohet mënyra e zgjedhjes të parit të vendit. Ai ka vite që po insiston të bëhen reformat Kushtetuese në mënyrë që presidenti të zgjedhet nga qytetarët. Një iniciativë e tillë është prej vitit 2011, ku grupet punuese të atëhershme kanë hartuar një draft-ligj, por që nuk ka gjetur përkrahje nga partitë parlamentare. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori