LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Vendi ynë ka vetëm rrugën evropiane

Thaçi: Vendi ynë ka vetëm rrugën evropiane

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se vendi ka vetëm të ardhme evropiane. Pas takimeve në Bruksel me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme Frederica Mogherini. Tha se dialogu me Serbinë duhet të ndryshoj format derisa kërkoi përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

“Besoj dhe insistoj se duhet të ketë ndryshim të dinamikës dhe agjendës së këtij dialogu sepse duhet të implementohen marrëveshjet e arritura dhe duhet të lëvizet sa më shpejt aq më mirë në mënyrë po aq të fuqishme dhe dinamike që ky dialog të jetë i përmbyllur në një kornizë evropiane në një kornizë euroatlantike”, tha Thaçi për televizionin publik.