LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon ashkalinjtë e Kosovës në 14 vjetorin e flamurit të tyre

Thaçi takon ashkalinjtë e Kosovës në 14 vjetorin e flamurit të tyre

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të ashkalinjve të Kosovës, i kryesuar nga deputeti Danush Ademi.

Thaçi e uroi delegacionin për ditën e flamurit të tyre duke shprehur konsideratë për komunitetin ashkali, i cili ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë kosovare dhe është solidarizuar me fatin e qytetarëve të Kosovës.


“I uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit ashkali për ditë e tyre të flamurit, i cili është simbol i komunitetit tuaj”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për historikun e komunitetit ashkali, deputeti Ademi e njoftoi presidentin Thaçi për pozitën aktuale të këtij komuniteti dhe për domethënien e flamurit, i cili sot shënon 14 vjetorin e shpalljes si simbol i komunitetit ashkali.

Presidenti Thaçi theksoi se është shumë i rëndësishëm fakti që pjesëtarë të komunitetit ashkali tash janë të pranishëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në Parlament, në Qeveri dhe në institucione të tjera. /Telegrafi/