Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot avokatin e popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për punën e institucionit të avokatit të popullit në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Duke e uruar avokatin për marrjen e detyrës së re, presidenti Thaçi ka theksuar rolin dhe rëndësinë e veçantë të këtij institucioni për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarë Kosovës.
“Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik dhe religjioz.
Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hetuesja në rastin e Milosheviqit: Gjykata Speciale me prapavijë politike, për interesa politike të Serbisë
PDK refuzon sërish ta votojë ujdinë për burgjet me Danimarkën
Vjetërsia mesatare e veturave në RMV është 20 vjet, importuesit kërkojnë të ulet tatimi për veturat Euro 5
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251