LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takohet me Duncan në Londër – Britania mbështet perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit

Thaçi takohet me Duncan në Londër – Britania mbështet perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka udhëtuar për një vizitë njëditore në Britaninë e Madhe.

Thaçi në Londër, ka takuar Sir Alan Duncan, Ministër për Evropë dhe Amerikë në qeverinë britanike.

Kreu i shtetit e ka njoftuar ministrin britanik për përpjekjet për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në reforma dhe është e interesuar që të vazhdojë me këta hapa edhe në të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Po punojmë edhe për një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me Serbinë”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, ministri Duncan ka thënë se Britania e Madhe mbështet perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit.

“Mbështesim përpjekjet për të ndërtuar paqe e stabilitet të qëndrueshëm në tërë rajonin e Evropës Juglindore”, u shpreh ministri Duncan.

Presidenti Thaçi në takim me ministrin Duncan ka theksuar se Kosova dëshiron të bëhet kontribuuese në paqen në rajon dhe më gjerë, si dhe në shërbim të kësaj janë edhe përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë, e cila do të sjellë njohjen reciproke dhe mbylljen e kapitullit të konfliktit.

Me ministrin Duncan, presidenti Thaçi ka folur edhe për angazhimet për të përmbyllur procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori