Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën “Të gjithë së bashku me një zë”, e cila po mbahet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale duhet ta lënë të kaluarën mbrapa.
“E gjithë shoqëria jonë ka pasur nevojë për një zë tonin të përbashkët, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të gjithë ne me një zë duhet të kërkojmë më shumë përkrahje prej tërë shoqërisë që së bashku me viktimat e dhunës seksuale ta lëmë pas të kaluarën dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë nevojë për përkrahje institucionale, për përkrahjen e familjes, komunitetit dhe shoqërisë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Sipas tij shoqëria kosovare duhet të bëjë më shumë për të mbijetuarat e dhunës seksuale.
“Fajësia edhe pas 20 vjetësh vazhdon të peshoj mbi vetë këto viktima. Shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet dhe të bëjë më shumë për këto të mbijetuara. Lufta për ne ka mbaruar në vitin 1999, por për të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk ka mbaruar asnjëherë. Për shkak të frikës nga stigmatizimi të mbijetuarat ende vazhdojnë të mbijetojnë në heshtje”, është shprehur ai.
Thaçi ka thënë se nuk duhet të gjykohen viktimat e dhunës seksuale, por duhet të bëhemi zëri i tyre.
“Së bashku kështu siç jemi edhe sot duhet të inkurajojmë të gjitha këto viktima që të ballafaqohen me të kaluarën e hidhur. Ne nuk duhet t’i gjykojmë por t’i duam, jo ti stigmatizojmë por t’i mbështesim dhe të bëhemi zëri i tyre. Këto ishin krime makabre nga kriminelët e Serbisë, për të na poshtëruar, fyer, e shkatërruar nderin e dinjitetin. Ata u munduan të na përkëmbin, të na përjashtojnë. Por, të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë fajtore për të kaluarën e tyre. Ato janë viktima që më shumë se të gjithë kanë nevojë për përkrahjen ton, të shtetit, dhe të institucioneve të Kosovës.
Të mbijetuarat e dhunës duhet të flasin, të kërkojnë drejtësi sikurse Vasfije Krasniqi-Goodman:, ka theksuar ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se karshi këtij krimi po heshtë bashkësia ndërkombëtare.
“Po ashtu duhet të kërkojmë qartësi pse po ndodhë kjo heshtje nga faktori ndërkombëtarë. Për dhjetë vite ishte ambasada e UNMIK-ut këtu, asnjë i dënuar për dhunë seksuale. Tribunali i Hagës as që është marrë me këtë gjë. Eulex-i është munduar, por nuk ka pasur sukses. Viktimat përveç që duhet t’i mbrojmë, ato kërkojnë edhe drejtësi. Adresa është e qartë, është Beogradi. Ata njerëz që kanë kryer këto krime janë në Qeverinë e Serbisë, në Parlamentin e Serbisë, në Institucione. Kjo po heshtet nga bashkësia ndërkombëtare, është heshtje amnistuese, pajtuese e faktorit ndërkombëtar. Është shqetësim i madh për neve”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite