LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Sejdiu për vdekjen e nënës së katër dëshmorëve të Qirezit

Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Sejdiu për vdekjen e nënës së katër dëshmorëve të Qirezit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën gjatë ditës ka qenë për t’i shprehur ngushëllime familjes Sejdiu në Qirez të Skenderajt, për vdekjen e bashkëshortes së atdhetarit Sheremet Sejdiu.

Thaçi shprehu nderime të përjetshme ndaj familjes Sejdiu, katër djemtë e së cilës ranë dëshmorë gjatë shkurtit të vitit 1998.


Presidenti në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Sot isha në familjen e atdhetarit Sheremet Sejdiu në Qirez të Skenderajt, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës Abide, bashkëshortes së tij. Në shkurtin e vitit 1998, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë, Beqirin, Nazmiun, Bedriun dhe Bekimin. Nderime përjetësisht kësaj familjeje patriotike, që sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë tonë”, shkroi Thaçi në Facebook.

Historia rrëqethëse e të moshuarit nga Qirezi që serbët i vranë katër djemtë
Lexo po ashtu Historia rrëqethëse e të moshuarit nga Qirezi që serbët i vranë katër djemtë

Me 28 shkurt të vitit 1998, pesë ditë para sulmit mbi familjen e Jasharajve, forcat serbe vranë katër djemtë e familjes Sejdiu në oborrin e shtëpisë. Atë ditë, babi i tyre nuk ndodhej në shtëpi, kishte shkuar në Prishtinë për ta vizituar vëllain. Ai nuk e mori vesh për tragjedinë që e kishte goditur derisa hyri në oborrin e shtëpisë, dy ditë pasi që kishte ndodhur ngjarja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori