Edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka bërë homazhe të shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të rënies së Zahir Pajztit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.
Thaçi tha se rënia e këtyre heronjve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së, kanë bërë kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare se në Kosovë kishte filluar një etapë e rezistencës së armatosur masive.
‘Si gjithmonë edhe sot kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë e kombit, komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitin, Edmondin, Hakifin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre të rënë për lirinë e Kosovës.
Rënia e këtyre heronjve të kombit, komandantëve bëri kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare të Kosovës por edhe tek bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë po fillon një etapë e re, etapë e rezistencës së armatosur masive, prandaj sot kujtojmë me epitetin më të lartë institucionet e Kosovës, gjithë kombi i Kosovës këta tre heronj të kombit që me sakrificën e tyre e masivizuan rezistencën, sollën unitet qytetar dhe vëmendje ndërkombëtare për Kosovën”, tha Thaçi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rivotim në shtatë vendvotime në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit
Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, reagojnë të alarmuara komunitetet fetare
Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251