LAJMI I FUNDIT:

Thaçi reagon pas përgjigjes që Komisioni i Venecias i ktheu Kurtit

Thaçi reagon pas përgjigjes që Komisioni i Venecias i ktheu Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas përgjigjes që Komisioni i Venecias i ka kthyer Qeverisë Kurti lidhur me interpretimin e Kushtetutës.

Thaçi ka thënë se për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për Gjykatën Kushtetuese, transmeton Telegrafi.

“Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë. Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


Komisioni i Venedikut i përgjigjet Kurtit
Lexo po ashtu Komisioni i Venedikut i përgjigjet Kurtit

Presidenti ka theksuar se respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndryshe, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur sot kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e presidentit, pasi që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e dekretit të presidentit.

Në përgjigjen e tij, Komisioni i Venedikut kërkon të respektohet dhe njëherësh të pritet shqyrtimi i kërkesës dhe vendimi përfundimtar i Kushtetueses./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori