LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Raportet e Kosovës me BE-në në një udhëkryq politik dhe historik

Thaçi: Raportet e Kosovës me BE-në në një udhëkryq politik dhe historik

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Miqtë e Evropës tha se nuk është hera e parë që Kosova ndodhet në një situatë sfiduese, të ndërlikuar, madje edhe të rrezikshme, ndërsa sipas tij, shtyrja për më vonë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, rishikimi i gjithë kësaj ndërmarrjeje, nuk është opsion, nuk është zgjidhje, nuk është shtegdalje, por është ftesë për rrëmujë të re në Ballkanin Perëndimor.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në këtë samit diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor, të cilat sipas tij, tashmë janë në një udhëkryq të madh politik dhe historik.


“Nuk është hera e parë që jemi në një situatë të tillë: sfiduese, të ndërlikuar, madje edhe të rrezikshme. Por, do të duhej të ishte hera e fundit”,  tha ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor vetëm krijoi bindjen se Bashkimi Evropian po i jep shtytje vendimtare synimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen evropiane, por të gjitha ngjarjet që pasuan siç tha ai “vetëm na përgënjeshtruan të gjithë neve”.

“‘Fuqia e butë’ e Bashkimit Evropian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor është në zbehje e sipër. Disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor po ballafaqohen me tendenca të prapakthimit në stabilizimin e demokracisë dhe po shohim rritje të populizmit dhe nacionalizmit. Ballkani është bërë fushëbetejë gjeopolitike dhe në këto rrethana, shtyrja për më vonë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, rishikimi i gjithë kësaj ndërmarrjeje, nuk është opsion, nuk është zgjidhje, nuk është shtegdalje. Në realitet, ky opsion është ftesë për rrëmujë të re në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Presidenti i Kosovës tha se udhëheqja e re e Bashkimit Evropian duhet të tregojë vizion, guxim dhe lidership, duke u bërë partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori