Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ioannis Brachos, Sekretar Gjeneral për çështje ekonomike dhe zhvillim në MPJ të Greqisë dhe Constantina Athanassiadou, udhëheqëse për çështje ekonomike në MPJ të Greqisë, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.
Thaçi u shpreh se Kosova e çmon qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe përkrahjen që po i jep në organizatat ndërkombëtare.
“Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me Greqinë dhe po punojmë që këto të thellohen edhe më tutje”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka mirëpritur edhe marrëveshjen në mes të Athinës dhe Shkupit rreth kontestit të emrit, duke shtuar se “ky është kontribut për stabilitetin në tërë rajonin e Ballkanit”.
Kurse, sekretari Brachos ka pohuar se Greqia sheh potencial në rritjen e shkëmbimit ekonomik në mes dy vendeve dhe “po kërkon mundësitë për thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik”.
Presidenti Thaçi e mirëpriti angazhimin e sekretarit Brachos dhe theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë dhe rajon, të cilat do të mundësojnë që vëmendja dhe resurset të përqendrohen në zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë