LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pritet nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbisë

Thaçi pritet nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me lartmadhërinë e tij, Perandorin Naruhito të Japonisë, është pritur në një takim nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.


Presidenti Thaçi ka falënderuar kryeministrin Abe për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës, sidomos në fazën e shtet-ndërtimit, të forcimit të institucioneve, në fushën mediave, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe ambientit.

“Këtë vit shënojmë 10 vjet të vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë që Japonia po rrit praninë e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai, pas një konference për media me kryeministrin japonez.

“Në Kosovë kjo konkretisht bëhet me hapjen e Ambasadës Japoneze në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi presidenti Thaçi.

Sipas tij, iniciativa e kryeministrit Abe për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë inkurajuese dhe ka për qëllim krijimin e paqes afatgjate në rajonin tonë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se në 10 vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë rritur jashtëzakonisht shumë.

“Sot kemi shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për të gjetur mënyra për të avancuar këtë bashkëpunim”, ka thënë kryeministri Abe, pas takimit me presidentin Thaçi.

Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Në këtë drejtim sigurova kryeministrin Abe se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqësore, që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë presidenti Thaçi.

Edhe kryeministri japonez, Shinzo Abe ka folur për rëndësinë e arritjes të një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe krijimin e  parakushteve për të vazhduar ky dialog.

“Japonia është duke promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne  mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj të shoh lidershipin e Presidentit Thaçi për arritjen e këtij progresi në këtë dialog”, ka shtuar Abe.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori