Ish-presidenti i SHBA-së dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton ka arritur tashmë në Kosovë.

Clinton ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pritur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.


62383451 2544383315573184 8963099088891412480 n

Ndërkohë, presidenti Clinton është pritur nga presidenti Hashim Thaçi, me një ceremoni shtetërore.

62453713 2346002868970036 1347905486472609792 n

Pritet që gjatë takimit, pritet që Thaçi ta dekorojë presidentin Clinton me "Urdhrin e Lirisë".

Përveç takimit me presidentin Thaçi, ish presidenti amerikan pritet të ketë edhe një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

62250424 2642630415750337 472703026855936000 n

Clinton po qëndron në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të vendit dhe kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë. /Telegrafi/