LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Populli i Kosovës të është përjetësisht mirënjohës president Chirac

Thaçi: Populli i Kosovës të është përjetësisht mirënjohës president Chirac

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Paris, ku po merr pjesë në ceremoninë mortore të presidentit Chirac në Paris, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të madh të popullit tonë.

Thaçi ka shkruar se Presidenti Chirac mbështeti aspiratën e Kosovës dhe doli kundër fushatës së gjenocidit dhe pastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit.

“Ja se çfarë thoshte Chirac në vitin 1999: “Sjellja e autoriteteve serbe është e papranueshme. Evropa nuk mund të pranojë që në tokën e vet të mbajë një njeri dhe një regjim që afër dhjetë vjet është angazhuar në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe tash në Kosovë, në operacione të pastrimit etnik, të vrasjeve dhe masakrave, të destabilizimit të të gjithë rajonit. Me pasojë 200 mijë të vrarë dhe me miliona të zhvendosur. Sa familje të shqyera, sa qytete martire? E pra, u bë mjaftë. Çdo gjë është provuar për t’iu dhënë fund këtyre praktikave të mizorisë. Duhet që sot të ndalen ingranazhet e barbarisë dhe t’ia largojmë këtij regjimi mjetet me të cilat është pajisur për t’i kryer këto operacione. Për muaj të tërë, amerikanët, evropianët, rusët, së bashku kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për ta gjetur një zgjidhje të ekuilibruar dhe paqësore. Kjo ndodhi në veçanti në Francë gjatë taki meve në Rambuje. Dhe përballë refuzimit kryeneç të qeverisë serbe dhe të presidentit të saj, u desh që të vendosim ta përdorim forcën”, kishte thënë asokohe presidenti Chirac. Populli i Kosovës të është përjetësisht mirënjohës. Prehu në paqe, President! HTH”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori