LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Po presim rekomandimin për liberalizimin e vizave

Thaçi: Po presim rekomandimin për liberalizimin e vizave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë, jorezident për Kosovën, Mats Staffansson.

Presidenti Thaçi tha se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka ndikuar pozitivisht në dialogun politik brenda Kosovës, pasi që partitë e tërë spektrit politik janë ulur të bisedojnë për zbatimin e MSA-së.

“Tani po presim rekomandimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili shtoi se “prioritetet e presidencës sime do të jenë sundimi i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit”.


Nga ana tjetër, ambasadori suedez, Mats Staffansson, përgëzoi presidentin Thaçi që Kosova ka tejkaluar tensionet politike dhe shtoi se tani vëmendja duhet të kthehet te fuqizimi i institucioneve të Kosovës.

Presidenti Thaçi u shpreh se do të punojë për promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, se do të mbështes dialogun me Serbinë dhe dialogun konstruktiv me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori