LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për “The Canadian Press”: Rusia po i minon vlerat perëndimore, po përhapë tregime të paqena me “lajme të rreme” (Foto)

Thaçi për “The Canadian Press”: Rusia po i minon vlerat perëndimore, po përhapë tregime të paqena me “lajme të rreme” (Foto)

Mediat kanadeze i kanë dhënë rëndësi vizitës zyrtare të presidentit Hashim Thaçi atje.

Në shumicën e tyre, lajm kryesor ishin deklaratat e Thaçit për përpjekjet destabilizuese të Rusisë në Ballkan përmes lajmeve të rreme dhe përçarjeve të tjera.

The Canadian Press shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin e tij dhe fqinjët në Ballkan, por edhe të minojë vlerat dhe institucionet që Kosova ndan me aleatët e saj perëndimorë, përfshirë edhe Kanadanë.

“Duke i sulmuar ato parime dhe vlera, ata gjithashtu po sulmojnë Kanadanë”, ka thënë Thaçi për “The Canadian Press”, transmeton Telegrafi.com.

Presidenti i Kosovës, shkruan ky medium kanadez, e ka vlerësuar lart mbështetjen e Kanadasë për vendin e tij.

“Avionët luftarak kanadez morën pjesë në fushatën ajrore 78-ditore të NATO-s për të ndaluar një represion të përgjakshëm serb kundër separatistëve etnik shqiptarë. Presidenti i atëhershëm serb Slobodan Millosheviç u akuzua më vonë për krime lufte”, shkruan “The Canadian Press”.

Kanadaja ishte ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, sipas këtij mediumi, por presidenti Thaçi thotë se Rusia bllokon rregullisht përpjekjet e saj për t’u njohur nga Kombet e Bashkuara dhe për t’iu bashkuar aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Më tej, sipas këtij mediumi kanadez, Thaçi ka paralajmëruar se vonesat në lejimin e Kosovës për t’u bashkuar me këto aleanca perëndimore e bëjnë vendin e tij më të prekshëm ndaj ndërhyrjes ruse.

“NATO dhe BE nuk duhet të vonohen me zgjerimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se ndërhyrja e Rusisë në Kosovë përfshinë edhe përhapjen e tregimeve me “lajme të rreme” të dizajnuara për të përshkruar vendin si një shtet të dështuar.

“Rusia ka përhapur mosmarrëveshje në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Thaçi për “The Canadian Press”, duke shtuar se Mali i Zi pësoi më së keqi, për shkak të përpjekjeve të Rusisë për të orkestruar një grushtet vitin e kaluar dhe për të penguar hyrjen të vendit në NATO.

“Rusia i ka mohuar të gjitha akuzat se ishte pas një komploti të tillë, por një gjykim penal i 14 komplotistëve të akuzuar për grushtet që po zhvillohet në Mali të Zi po hedh një vëmendje të pafavorshme mbi Kremlinin. Një dëshmitar kyç dëshmoi muajin e kaluar se një agjent sekret rus e pagoi atë që të organizojë 500 persona për të shkaktuar shqetësime vitin e kaluar në kryeqytetin e Podgoricës, ditën kur vendi votoi për zgjedhjet parlamentare. Në qershor, Mali i Zi u bë vendi i 29-të që iu bashkua NATO-s. Kjo u përballë me kundërshtim të fortë nga Moska, e cila ka kundërshtuar fuqishëm zgjerimin e aleancës ushtarake, të cilës i përket edhe Kanadaja”, shkruan më tej “The Canadian Press”.

Sipas kësaj medie kanadeze, Rusia e sheh zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore si një kërcënim për sigurinë e saj rajonale dhe ndërhyrjen në atë që e sheh si sferën e saj tradicionale të ndikimit.

“Marrëdhëniet e Rusisë me Kanadanë janë aktualisht në ulje për shkak të kalimit të fundit të Parlamentit të një ligji të ri kundër korrupsionit i emëruar në nder të informatorit rus Sergei Magnitsky. Rusia tha se Kanadaja do t’u shkaktonte dëm të pariparueshëm marrëdhënieve duke miratuar këtë ligj Magnitsky, i cili shënjon veprimet e shkelësve të rëndë të të drejtave të njeriut në të gjitha vendet”.

Në këtë intervistë, Presidenti i Kosovës ka thënë se Kanadaja duhet të jetë vigjilente ndaj kërcënimeve të mundshme nga Rusia.

“Këtyre ditëve ne gjithmonë duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nëse dikush mendon se do ta ndalojë këtë, ata gabohen. Ata do të vazhdojnë të sulmojnë, duke luftuar vlerat perëndimore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori