LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pas takimit me Borrellin: Jemi trajtuar padrejtësisht, BE-ja ka bërë gabim strategjik me mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Thaçi pas takimit me Borrellin: Jemi trajtuar padrejtësisht, BE-ja ka bërë gabim strategjik me mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën për media pas takimit me Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian ka folur rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe rreth marrëveshjes finale me Serbinë.

Thaçi tha se Bashkimi Evropian ka bërë një gabim strategjik me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai tha se do të donte të shihte një Bashkim Evropian unik për Kosovën dhe shprehu besimin se me energjinë dhe potencialin e Josep Borrellit qasje e deritanishme do të ndryshojë urgjentisht.

“Për fat të keq sa i përket liberalizimit të vizave Kosova është trajtuar padrejtësisht…”, tha ai.

Duke folur rreth procesit të integrimit evropian, Thaçi tha se ka zhvilluar një bisedë të shkëlqyer për të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor. “Vizita e parë e Borrellit në Kosovë është mesazh i fuqishëm për të ardhmen e rajonit dhe kjo tregon rritjen e vëmendjes për Ballkanin Perëndimor”, tha Thaçi, raporton Telegrafi.

Presidenti i Kosovës tha se orientimi strategjik i Kosovës është shumë i qartë dhe se institucionet e vendit do të punojnë fuqishëm për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Thaçi foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se për këtë proces duhet besim i ndërsjellë dhe përkushtim i të gjitha palëve të përfshira, në mënyrë që të ketë siguri dhe stabilitet në rajon.

Presidenti tha se me Borrellin kanë biseduar edhe për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehu besimin se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe ekipi i tij me koordinimin edhe me shtetet tjera anëtare të BE-së do të punojnë fuqishëm për një dialog që do të sjellë rezultate për dy vendet, paqe dhe stabilitet.

“Çelësi i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi është uniteti evropian dhe koordinimi i ngushtë me Amerikën, një marrëveshje e drejtë që nënkupton njohje reciproke Kosovë-Serbi…”, tha Thaçi, duke shtuar se ky proces nuk do të jetë i lehtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori