LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Pajtimi, mirëbesimi, bashkëpunimi dhe integrimi janë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor

Thaçi: Pajtimi, mirëbesimi, bashkëpunimi dhe integrimi janë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në samitin dyditor të liderëve të rajonit në Sarajevë, në kuadër të Procesit të Bërdo-Brijunit.

Në këtë samit po marrin pjesë presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.


Në seancën plenare, Thaçi u shpreh se samiti po mbahet në një moment të rëndësishëm për rajonin, meqë komunikimi mes shteteve dhe popujve është realitet dhe tani duhet të bëhen hapat tjerë të domosdoshëm.

“Është koha për një hap të ri, atë të ndërtimit të besimit mes popujve dhe vendeve të rajonit tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se rajoni tanimë ka udhërrëfyesin për të ardhmen më të mirë për rajonin.

“Pajtim, mirëbesim, miqësi, bashkëpunim, integrim, këto janë e ardhmja e rajonit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Këtë vit, mysafir i nderit ishte çresidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, si nikoqir i samitit, duke hapur mbledhjen plenare, tha se është përgjegjësi e liderëve politikë që jo vetëm të takohen, por edhe të përmirësojnë marrëdhëniet mes vendeve.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, u shpreh se Evropa është e preokupuar me problemet e saj të brendshme, prandaj shtetet e Ballkanit Perëndimor ë duhet të kërkojnë mënyra për të përmirësuar bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, në fjalimin e saj theksoi se Evropa është duke u përballur me kriza, duke filluar nga pikëpyetjet për atë se çfarë janë vlerat evropiane e deri tek Brexiti, por, sipas saj, kjo e bënë edhe më të nevojshme bashkëpunimin.

Në samit u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përkundër sfidave që i ka rajoni, si refugjatët, radikalizmi e ekstremizmi, si dhe “lodhja” e BE-së me zgjerimin.

Samiti përfundoi me Deklaratën e Përbashkët, me të cilën krerët e shteteve të rajonit u zotuan për dialog, mirëkuptim, pajtim dhe besim. Gjithashtu, në këtë deklaratë theksohet edhe përkushtimi për të bashkëpunuar në ballafaqimin me sfidat që e kërcënojnë rajonin dhe për të evituar armiqësitë e shekullit të kaluar, për barazi dhe zhvillim dhe për të përkrahur njëri-tjetrin në proceset integruese.

Pjesëmarrës në samit ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sikurse edhe presidenca boshnjake.

Samiti i Bërdo-Brijunit është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së dialogut politik të rajonit të Ballkanit dhe BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori