LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Pacolli është i mirpritur në çdo shtëpi të Drenicës

Thaçi: Pacolli është i mirpritur në çdo shtëpi të Drenicës

Banorët e Komoranit i dhanë mbështetje të parezervë AKR-së dhe kandidatit të saj për kryetar të Drensait, Elmi Thaçit, që të udhëheq me Komunën e Drenasit.

“Unë me tërë qenien time morale e financiare do të qëndroj pas kandidatit të ARK-së Elmi Thaçi, se ky është njeri i ndershëm dhe biznesmen i mirë”, ka thënë Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, para banorëve të Komoranit.

Pacolli ka shtuar se “Drenica për 17 vite pothuajse është mbajtur peng, është varfruar nga ata që e qeverisën e nuk i sollën kurgjb të mirë, pos mjetimit”


“Ne i kemi borxh Drenicës dhe drenicakëve. Tani këtu po shoh një energji për të ndërruar dhe për të shkuar përpara. Të kaluarën nuk duhet ta harrojmë, por duhet të shikojmë nga e ardhmja të cilën për Drenasin dhe Komoranin, do ta sjell AKR-ja me programin e saj ekonomik”, ka thënë Pacolli.

“Nuk kemi ardhur për t’ju vjedhur, por kemi ardh këtu që t’ju ndihmojmë që ju të keni një të ardhme ekonomike të sigurt”, ka thënë  Pacolli, para komoranasve.

Ndërsa, kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi tha se “Behgjet Pacolli, është i mirpritur në çdo shtëpi të Drenicës, me përjashtim të atyre që nuk janë nga Drenica, siç ka ndodhur ditë më parë”.

“AKR-ja, do të punojë që Komorani dhe Drenasi, shumë shpejt ta prekin vizionin ekonomik që partia e Behgjet Pacollit ka pikërisht për drenicakët. Dëshmnia më e mirë është fillimi i ndërtimit të dy fabrikave në fshatin Krajkovë” ka thënë Thaçi.

Sipas tij, AKR-ja ka edhe projekte të tjera ekonomike për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori