LAJMI I FUNDIT:

Thaçi nervozon Vuçiqin në Munih, ia përmend spastrimin etnik gjatë luftës në Kosovë

Thaçi nervozon Vuçiqin në Munih, ia përmend spastrimin etnik gjatë luftës në Kosovë

Gjatë debatit të organizuar në Munih nga ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ichinger, ku në panel ishin presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ai serb Aleksander Vuçiq, e eruokomisioneri Johanes Hahn, ka pasur edhe disa momente tensioni.

I nervozuar dukej presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi Thaçi, qysh në fillim të debatit ia përmendi spastrimin etnik që ka bërë shteti i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës së fundit në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm.


E derisa debati vazhdonte, Vuçiq shihej gjithnjë e më i tensionuar.

Hahn: Thaçi dhe Vuçiq të punojnë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme
Lexo po ashtu Hahn: Thaçi dhe Vuçiq të punojnë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme

Në momentin që po flitej për marrëveshjen e Brukselit, Vuçiq ia përmendte Thaçit faktin që Republika e Kosovës nuk e ka përmbushur njërën prej pikave të kësaj marrëveshje, që është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Thaçi në debat tha se ai asociacion do të themelohet vetëm nëse është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e ky fakt e ka nervozuar Vuçiqin, duke thënë se nuk i intereson fare për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

E pas këtij momenti, Vuçiq me nerva i ka dhënë Thaçit marrëveshjen e Brukselit që kishte në dorë, duke i thënë që ta lexonte.

“Merre e lexoje, më trego se cilën nga pikat e keni përmbushur. Nuk është në gjuhën serbe, mos u frikëso. Është në gjuhën angleze”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë Thaçi nuk e ka marrë fare mundin për t’u marrë me atë dokumente dhe ka vazhduar të flas.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori