LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Slloveni: Kosova lider në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit

Thaçi në Slloveni: Kosova lider në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Slloveni është pritur nga homologu i tij, Borut Pahor, me ç’rast është shprehur se Kosova, pas konsolidimit në planit politik, tani ka kthyer vëmendjen nga zhvillimi ekonomik.

“Është kënaqësi që vizitën time të parë bilaterale, si president i Republikës së Kosovës, po e bëj në Slloveni. Është veçanërisht kënaqësi që jam këtu pak para se të shënoni 25-vjetorin e pavarësisë së Sllovenisë. Më lejoni që t’ju uroj të gjithëve, qytetarëve të Sllovenisë, presidentit të Sllovenisë, Qeverisë dhe Parlamentit me rastin e shënimit të kësaj date të rëndësishme për shtetin slloven”, ka thënë Thaçi gjatë takimit me presidentin slloven, Borut Pahor, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Ai theksoi se Sllovenia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse dhe mike e Kosovës dhe se dy shtetet gëzojnë marrëdhënie shembullore bilaterale, gjë të cilën, tha ai, e dëshmon nënshkrimi i njëmbëdhjetë marrëveshjeve për bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor.

Thaçi theksoi se vendi është në prag të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

A shtoi se Kosova mbetet lidere në rajon për sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke thënë se vendi e meriton anëtarësimin në Interpol.

Gjithashtu, presidenti Thaçi tha se Kosova mbetet faktor stabiliteti në rajon, gjersa dialogu me Serbinë ka reflektuar pozitivisht në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Thaçi, gjatë vizitës në Slloveni, është pritur për drekë zyrtare nga kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar.

Gjatë pritjes dhe në diskutimet gjatë drekës u bisedua për mundësitë e themelimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Lajme
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Kalo në kategori