Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës shtetërore në Japoni ka zhvilluar takime të shumta në Osaka dhe Kyoto.
Në këtë takim të përbashkët, presidenti Thaçi ka theksuar se tani është koha që të krijojmë disa shembuj konkret të investimeve japoneze në Kosovë.
“Për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik ndërmjet dy shteteve, presidenti Thaçi fillimisht ka zhvilluar një takim me përfaqësues të odave ekonomike të Japonisë si dhe me deputetë të Parlamentit japonez që vijnë nga ky rajon”, thuhet në njoftimin për media.
Ai ka thënë se ambienti i të bërit biznes në Republikën e Kosovës është më konkurrenti në rajon.
“Ne jemi vendi i 40-të në ranglistën e Bankës Botërore për të bërit biznes. Kosova lehtë mund të shndërrohet në një qendër të bizneseve dhe investimeve japoneze që kanë për synim tregun evropian sepse kemi qasje të papenguar në tregun më të madh në botë, atë të BE-së”, ka shtuar ai.
Thaçi ka thënë se Kosova është e interesuar që të eksportojë produktet e veta në Japoni, të cilat janë duke u eksportuar edhe në shtete tjera të botës.
“Shumë shpejt do të emërojmë një konsull nderi në Osaka, i cili do të jetë një urë lidhëse ndërmjet shteteve, popujve dhe bizneseve tona”, ka paralajmëruar Thaçi.
Nga ana tjetër, nikoqirët e këtij takimi, deputetët e Parlamentit të Japonisë nga kjo zonë, Yasuhide Nakayama, Naomi Tokashiki si dhe presidenti i Odës Ekonomike të Osakës, Tsutomu Miyagi janë shprehur të lumtur për nivelin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve, duke theksuar nevojën që ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të odave të ndryshme japoneze, të shoqatës së Kansai të drejtorëve të korporatave si dhe të Federatës së Biznesit të Kansai, e cila ka anëtarësi prej 1,300 bizneseve, organizatave dhe korporatave.
Në këtë takim u konfirmua pjesëmarrja e Kosovës në panairin më të madh në botë “Osaka Expo 2025”, ku vendi ynë ka siguruar një pavion për promovimin e mundësive investive dhe produkteve të bizneseve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBajrami për subvencionet e Qeverisë Kurti: Prej 233 milionë euro, vetëm 58.6 milionë e dimë se ku kanë shkuar
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
Bitcoin arrin vlerën historike - shkon mbi 93 mijë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit