LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në 20 vjetorin e masakrës në Izbicë: Serbia bëri gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë

Thaçi në 20 vjetorin e masakrës në Izbicë: Serbia bëri gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë

Në 20 vjetorin e krimit të policisë dhe ushtrisë serbe në Izbicë, presidenti Thaçi kujtoj 147 të rënët nga Izbica dhe vendbanimet përreth saj.

“Kujtojmë gjithë martirët dhe viktimat e terrorit të shtetit të Serbisë në vitet 1998, 1999. I kujtojmë ata që u vranë dhe u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë. Njerëz të paarmatosur, pleq, gra, burra, fëmijë, të rinj e të reja që u vranë në vatrën dhe në tokën e tyre gjithandej Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Në njoftimin për media thuhet se Presidenti ka theksuar se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë tragjeditë në Likoshan, Çirez, Prekaz, Abri, Reçak, Celinë, Krushë, Rezallë, Qyshk, Poklek, Studime, Mejë dhe shumë vendbanime të tjera.


“Shteti i Serbisë bëri gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë. Dëboi qindra mijë shqiptarë jashtë Kosovës. Dogji dhe plaçkiti pasurinë e qytetarëve tanë. Asnjëherë nuk do të harrohen përmasat e krimeve të Serbisë mbi popullatën e Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i shtetit theksoi se Kosova sivjet shënon njëzetvjetorin e çlirimit, dhe se sipas tij, nuk do të vinte pa luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk do të vinte pa sakrificën dhe gjakun e dymijë dëshmorëve dhe mijëra martirëve. Lufta e drejtë e popullit tonë u përkrah nga shtetet e demokracisë botërore, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shtete të BE-së dhe NATO. Liria dhe pavarësia e Kosovës themelet i ka tek sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të saj”, u shpreh ai.

Në njoftim thuhet se në këtë Akademi Përkujtimore, presidenti Thaçi theksoi se do t’i ruajnë dhe kultivojnë marrëdhëniet me shtetet e botës perëndimore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai potencoi se Kosova është e sigurt në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe sipas tij do të bëhet pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori