LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ndarja e 50 milionë dollarëve për Kosovën, lajm i shkëlqyeshëm

Thaçi: Ndarja e 50 milionë dollarëve për Kosovën, lajm i shkëlqyeshëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se ndarja e 50 milionë dollarëve për investime në Kosovë nga Washington është lajm i shkëlqyeshëm.

Thaçi përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se ky është programi më i madh i këtij lloji që është ndarë ndonjë shteti-dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës, .


Ky është postimi i plotë:

Lajm i shkëlqyeshem nga Washingtoni. Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit “Threshold”. Ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti – dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfëra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme. Uroj ekipin e Zyrës në Kosovë për punë të suksesshme. HTH