LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova do t’i mirëpresë investimet e huaja, por nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet

Thaçi: Kosova do t’i mirëpresë investimet e huaja, por nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas fitimit të padis së AXOS-it, për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk do të lejojnë të keqpërdoret si shtet, shkruan Telegrafi.

“Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës. Si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme. HTH”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/