LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: KFOR-i jo vetëm që ruan paqen, por edhe ndërton atë

Thaçi: KFOR-i jo vetëm që ruan paqen, por edhe ndërton atë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, nga gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta tek gjenerali Giovanni Fungo.

Presidenti Thaçi falënderoi komandantin e deritashëm dhe tërë KFOR-in për punën dhe angazhimin e tyre në ruajtjen dhe forcimin e paqes në Kosovë dhe në rajon.


“KFOR-i vazhdon të mbetet organizata që gëzon besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është e rastësishme. Është rezultat i punës profesionale, të paanshme, të suksesshme që trupat e KFOR-it kanë bërë gjatë tërë këtyre viteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai shtoi se kjo punë nuk është aspak e lehtë.

“KFOR-i mbron kufijtë e jashtëm të Kosovës, por edhe përkrah Kosovën përbrenda. KFOR-i ofron ndihmë humanitare të gjithanshme për të gjitha komunitetet. KFOR-i përkrah shkollat, spitalet, organizatat joqeveritare, mediat. KFOR-i mbështet drejtpërdrejt çdo qytetar të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo rajonin ku ata jetojnë. Pra, KFOR-i në Kosovë jo vetëm që ruan paqen, por edhe ndërton paqen”, tha presidenti Thaçi.

“Mbi këto parime është ndërtuar edhe miqësia jonë, e qytetarëve të Kosovës dhe KFOR-it”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi vlerësoi lart edhe punën e gjeneralmajorit Miglietta.

“Si një ushtarak që ka shërbyer edhe më herët në Kosovë dhe në rajon, gjeneralmajori Miglietta e dinte sa e rëndësishme është që të mbahet komunikimi i mirë me qytetarët. Nëpërmjet këtij komunikimi jepen më fortë se në çfarëdo mënyre tjetër mesazhet e paqes, të pajtimit, të bashkëpunimit, mesazhe që tregojnë se të gjithë kemi përgjegjësi për të ndërtuar jetë më të mirë në rajon. Prandaj, për angazhimin e tij, i themi një faleminderit të madhe dhe të sinqertë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Për punën e tij në Kosovë, për thellimin e besimit dhe të përkrahjes për të gjithë banorët e Kosovës, në fund presidenti Thaçi e dekoroi gjeneralmajorin Miglietta edhe me Medaljen Ushtarake të Presidentit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori