LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kërkon njohjen e Kosovës nga Sudani

Thaçi kërkon njohjen e Kosovës nga Sudani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandour, nga i cili ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i shtetit tha se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, gjë të cilën, siç theksoi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar.

Ai tha se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare, se po e dëshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

Presidenti Thaçi theksoi se procesi i integrimeve euro-atlantike Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme botërore dëshmojnë se Kosova duhet të pranohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Thaçi e ftoi ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori