Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për European Western Balkans ka thënë se vazhdimi i “status quos” me Serbinë do të sillte katastrofën e pashmangshme.
I pari i shtetit në këtë intervistë ka folur edhe për situatën aktuale dhe shkëmbimin e mundshëm të territoreve me Serbinë.
I pyetur për (mos)mbështetjen e opozitës në rast se arrihet një marrëveshje e mundshme me Serbinë, Thaçi ka thënë se paqja nuk arrihet lehtë, por këtë po e bëjnë për të siguruar të ardhmen e fëmijëve.
“Paqja nuk arrihet lehtë. Edhe në Norvegji, SHBA, Kolumbi apo Izrael, arritjen e paqes nuk e shohin të gjithë njëjtë. Unë e kuptoj që disa opozitarë në Kosovë nuk e pëlqejnë faktin se unë po e udhëheq këtë proces, por konstituimi i Kosovës dhe ndërgjegja ime më thonë që ne duhet të angazhohemi seriozisht në përmirësimin e të ardhmes së fëmijëve tanë dhe sigurisë së tyre”, thotë Thaçi, përcjell Telegrafi.
Presidenti Thaçi ka shtuar më tej se gjendja e status quo nuk është formula e duhur për sigurinë, pasi dërgon në katastrofën e pashmangshme.
“Status quo nuk është formula e duhur për sigurinë. Është mjet për katastrofën e pashmangshme. Sidoqoftë, unë jam ballafaquar me dialog në rrethana shumë më të vështira të jetës, si ai në kështjellën e Rambujesë në vitin 1999”, ka thënë më tej Thaçi.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse SHBA dhe BE janë të gatshme për ta pranuar çdo zgjidhje mes palëve të përfshira në dialog, Thaçi tha se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk do të jetë kundër “një zhvillimi kaq pozitiv”.
“Unë mendoj se SHBA dhe BE do të pranojnë çdo marrëveshje që është në përputhje me vlerat evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës është një çështje e zgjidhur në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
Në fund të intervistës Thaçi tha se sondazhet thonë se shumica dërmuese e njerëzve në Kosovës duan të mbyllin dialogun me Serbinë për të ecur para./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa