LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ia fali dy vjet të dënuarit me 18 vite burg për “vrasje të rëndë”

Thaçi ia fali dy vjet të dënuarit me 18 vite burg për “vrasje të rëndë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falur tre të burgosur në bazë të kompetencave kushtetuese. Bëhet fjalë për Granit Paçarizin, Nazmi Mujotën e Arlind Latifin të cilëve u janë falur dënimet.

Nazmi Mujota, i cili ishte dënuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje e rëndë”, në vitin 2015, Presidenti i ka falur dy vjet nga dënimi i tij prej gjithsej 18 vjet.


Kjo, sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, të lëshuar në prill të vitit 2015.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, sot ka shpallur aktgjykim ndaj të akuzuarit N.M, për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve, duke shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 18 vite dhe dënim me gjobe në shumë prej 600 euro”, thuhej në komunikatën e gjykatës, njofton Telegrafi.

Po ashtu në njoftimin e gjykatës, shpjegohej edhe në detaje arsyeja e të dënuarit tashmë të falur nga presidenti Thaçi.

“Të akuzuarit N.M dhe Nj.M, shtetas të Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së Prokurorit të Shtetit janë akuzuar se me datë 07.11.2007, rreth orës 15:30, në pompën e benzinës “Granit Petrol” në fshatin Belinc, Komuna Shtime me dashje direkete me motive të hakmarrjes kanë privuar nga jeta tani të ndjerin  B.B, dhe po ashtu kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj të dëmtarit R.M, me çka kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale vrasje e rëndë”, thuhej në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori