LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet nga Franca: Rol i ri i Macronit në dialogun Kosovë-Serbi

Thaçi flet nga Franca: Rol i ri i Macronit në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur sot në një takim Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kanë folur për vazhdimin e dialogut mes dy shteteve ballkanike. Presidenti Thaçi e vlerësoi si një rol të ri, që Macron do të ketë në këtë proces. Ndërkaq, tha se me presidentin Macron ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Presideni francez, Emmanuel Macron ka takuar në një takim trepalësh në Paris, homologët e tij nga Kosova e Serbia, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.


Thaci ka dhënë detaje nga ky takim që u mbajt në margjina të Forumit të Paqes, duke thbnë për RTV Dukagjini se temë kryesore ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi ka qenë i frymës korrekte, i mirëkuptimit për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, i nevojës për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare, ku Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së dhe do të ndodhë njohja reciproke. Ndërsa, vlerësoj lartë gatishmërinë, zotimin dhe vendosshmërin e Presidentit Macron që të lehtësojë këtë proces së bashku me akterë të tjerë, atë amerikan dhe vendeve të tjera evropiane”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hashim Thaçi.

Thaçi më tej vlerëson se presidenti francez ka marr rol të ri në procesin e dialogut.

“Nga sot mund të themi konkretisht të një rol të rëndësishëm të Presidentit Macron. Sepse Presidenti Macron sot bëri atë që do të duhej bërë liderët botërorë, të marrin iniciativa për afrimin e liderëve dhe shteteve që janë në probleme të së kaluarës për të punuar për të ardhmen. Prandaj, Kosova në çdo forum, kudo që do të përfaqësohet duhet të përfaqësohet si vend i pavarur dhe sovran”, deklaroi  Thaçi, përcjell Telegrafi.

Nga Parisi, Presidenti Thaçi i tha RTV Dukagjinit, se me homologun francez, kanë folur edhe për liberalizimin  vizave për Kosovën.

“Ajo që është shumë me rëndësi është që ne duhet t’i jemi mirënjohës presidentit Macron se së paku po na e thotë të vërtetën dhe jo sikur disa të tjerë që përballë na thonë diçka tjetër, ndërsa pas shpine marrin vendime të dëmshme dhe krejt padrejtësisht Kosovën e vonojnë për liberalizim të vizave. Kosova ka përmbushur tash e pesë vite të gjitha kriteret  për liberalizim, vonesa është duke ndodhur padrejtësisht. Shpresoj që Presidenti Macron do ta shtyjë vendimmarrjen drejt një vendimi pozitiv dhe do të krijojë unitetin evropian”, deklaroi Thaçi.

Ndryshe, në samitin e Paqes që po mbahet në kryeqytetin francez, po marrin pjesë përfaqësues nga shtetet e të gjithë botës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori