Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes për linjën e fluturimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Në postimin e tij në Twitter, Thaçi tha se roli i Trumpit në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon është i domosdoshëm.

“Faleminderit Presidenti Trump. Roli juaj për paqen dhe stabilitetin është i domosdoshëm”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti amerikan,  Trump përmes një postimi në Twitter e quajti marrëveshjen e djeshme si historike.

Trump ka falënderuar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Robert O’Brien si dhe ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell. /Telegrafi/