LAJMI I FUNDIT:

Thaçi falënderoi ish-presidentin Topi për angazhimin e tij për Kosovën

Thaçi falënderoi ish-presidentin Topi për angazhimin e tij për Kosovën

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topin.

Kreu i shtetit falënderoi ish-presidentin Topi për vizitën dhe për kontributin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën.


“Jam dëshmitar i angazhimit tuaj personal për Kosovën. Shteti ynë dhe qytetarët tanë ju jemi përherë mirënjohës për kontributin tuaj”, ka thënë Thaçi gjatë takimit.

Nga ana tjetër, ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi, tha se është ndjerë mirë në çdo takim me presidentin Thaçi.

“Ju jeni shembull me përvojën tuaj në politikë. Ju përgëzoj për reagimin prej burrështetasi në çështjen e trenit”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Thaçi theksoi se Kosova vazhdon të konsolidohet si shtet.

“Thirrjeve për luftë dhe mure e ndarje u përgjigjemi me thirrje për paqe, dialog dhe integrime euroatlantike”, përfundoi presidenti Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori