LAJMI I FUNDIT:

Thaçi është i vendosur për ndryshime në Kodin Penal (Video)

Thaçi është i vendosur për ndryshime në Kodin Penal (Video)

Presidenti i vendit po vazhdon lobimin e tij për të ndryshuar Kodin Penal të Kosovës.

Në zyrën e tij, Presidenti Hashim Thaçi, e ka pritur ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila karrierën e saj politike e ka nisur pikërisht si këshilltare e Thaçit sa ishte kryeministër, raporton KTV.


Pa dhënë detaje se për çfarë ndryshime bëhet fjalë, Presidenti Thaçi ka paralajmëruar ndryshim të Kodit Penal.

“Askush nuk mund t’i ikë drejtësisë”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shprehur përkrahjen për plotësimin e Kodit Penal dhe përfundim sa më të shpejtë të kësaj nisme.

“Kosova ka Kodin Penal më të mirë në rajon. Por, nëse identifikohet ndonjë mangësi është e nevojshme që sa më parë të plotësohen këto mangësi”, ka thënë Thaçi.

Në një njoftim për media të Zyrës së Presidentit, është thënë se edhe ministrja Hoxha, ka konfirmuar përkushtimin e saj për reformimin e legjislacionit në fuqi.

Hoxha ka shtuar se do të jetë e përkushtuar në parimin se askush nuk do të jetë mbi ligjin, dhe se nuk do të ketë standarde të dyfishta, sepse të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.

Thaçi e Hoxha kanë konstatuar se është bërë progres i madh në Kosovë për instalimin e sundimit të ligjit, ani pse Kosova së fundmi është kritikuar nga BE-ja se nuk ka aktgjykime të formës së prerë për zyrtarë të lartë.

Ky vazhdon të mbesë kusht për liberalizim të vizave. Kodi i ri Penal i Kosovës dhe ai i Procedurës Penale kanë hyrë në fuqi më 2013-n.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori