LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Dialogu ndërpartiak, qenësor për stabilitetin politik në vend

Thaçi: Dialogu ndërpartiak, qenësor për stabilitetin politik në vend

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pa thënë se i mirëpret takimin e përbashkët të liderëve të partive politike sot në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se stabiliteti politik dhe funksionimi i institucioneve janë kushte të domosdoshme për zhvillim ekonomik.


Lexoi postimin e plotë:

E mirëpres dhe përshëndes takimin e përbashkët të liderëve të partive politike parlamentare të mbajtur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dua të ritheksoj se dialogu ndërpartiak është qenësor për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për stabilitetin politik në vend.
Ndërkaq, funksionimi demokratik i institucioneve dhe stabiliteti politik janë kushte të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe për jetësimin e vizionit tonë euroatlantik. HTH