“Gjërat janë përafruar shumë. Sa i përket Kosovës dhe Bashkimit Evropian, çdo gjë është e mbyllur. Ka mbetur Serbia t’i tejkaloi disa çështje. Besoj se Beogradi nuk do ta zvarrisë këtë proces dhe marrëveshja do të arrihet me 8 shtator, kur edhe do të ndodh takimi”, theksoi Thaçi.

Shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për shuarjen e tërësishme të strukturave paralele në veriun e Mitrovicës, tha se do të respektohet marrëveshja e 19 prillit që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë, “që të shuhen ne tërësi strukturat paralele që veprojnë në veriun e Mitrovicës”.


“Pas kësaj do të hapët perspektiva për serbet e veriut të Mitrovicës”, theksoi ai.

Thaçi tha se pret që zgjedhjet e 3 nëntorit të kalojnë pa ndonjë problem, por rikujtoi që mund të ketë pengesa nga ata që ai i quajti “individë që kanë penguar integrimin e veriut të Mitrovicës”.

“Nuk do te ketë asnjë forcë që do ta ndalë demokratizimin dhe normalizimin e asaj pjese të Kosovës”, shtoi Thaçi. /Telegrafi/