Thaçi ka deklaruar se Prishtina është gati që ta njohë pavarësinë e Serbisë dhe se do të kërkojë që edhe Beogradi ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kjo, sipas tij, do të ishte në të mirën e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon dhe të të sigurisë globale edhe të SHBA-së, BE-së dhe të NATO-s.