LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: AKI, një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon

Thaçi: AKI, një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 10-vjetorin e themelimit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë tha se ky institucion brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook inkurajon AKI-në që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit.

“Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut!”, shkruan Thaçi.  /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori