Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella javë më parë vendosi të bëhej pjesë e spektaklit Big Brother VIP Albania.

Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç kishte planifikuar dhe pas një sërë debatesh dhe thyerje së një prej rregullave të BBV Albania, Kejvina u përjashtua nga spektakli.


Modelja nuk arriti të kontrollonte vetën dhe gjatë një debate me këngëtarin Luiz Ejlli ajo ushtroi dhunë fizike ndaj këtij të fundit.

reagon 1 Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Pamjet nga momenti kur ai goditi me shuplakë këngëtarin u bën virale dhe pas largimit të saj nga shtëpia e famshme modelja qëndroi në heshtje për disa ditë më radhë.

Vetëm mbrëmë, modelja vendosi të bënte një reagim në llogarinë e saj në Instagram dhe ndonëse u kërkoi falje fansave të Luziti këtë nuk e bëri edhe ndaj këngëtarit.

640 0 327429175 529040525990002 2317124976413908045 n 717 Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Kthella theksoi se shuplaka e saj është hiperbolizuar aq shumë sa e ka krahasuar me bombën e Hiroshimës ndërkohë tha se nuk u ndjen keqardhje që u largua nga BBVA.

Por, sot (e premte) Kejvina ka marrë një tjetër vendim, pas postimit të mbrëmshëm modelja është larguar nga rrjetet sociale.

Një kërkim në Instagram verifikon se llogaria e Kejvinës rezulton e mbyllur.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjëra dhe nëse modelja do të rikthehet përsëri në rrjetet sociale, aty ku ajo është mjaft aktive. /Telegrafi/

324065713 1135717660426582 6965699887005627820 n 1 Foto: Screenshot/Iconstyle